Shënon Haaland, por Rashica i përgjigjet me super gol, Bremen 3:1 Dortmund

  • 04 February 2020 - 22:29
Shënon Haaland, por Rashica i përgjigjet me super gol, Bremen 3:1 Dortmund

Werder Bremeni është duke fituar 3:1 kundër Borussia Dortmundit, në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Gjermanisë, e cila po zhvillohet momentalisht.

Haaland shënoi golin e parë të Dortmundit në këtë takim në minutën e 67-të.

Megjithatë, gëzimi i tij zgjati shumë pak, pasi ylli kosovar Milot Rashica realizoi golin e tretë për Bremenin vetëm dy minuta më vonë.

Bremen 3:1 Dortmund.

Fituesi i këtij takimi kalon në çerekfinale.

(Kosova Sot Online)