Sane ende dëshiron t’i bashkohet Bayernit

  • 05 February 2020 - 17:07
Sane ende dëshiron t’i bashkohet Bayernit

Leroy Sane ia ka bërë me dije klubit gjerman Bayern Munich se dëshiron t’i bashkohet gjatë verës, sipas gazetës së përditshme gjermane Bild.

Por, çfarëdo marrëveshje për të nuk mund të arrihet deri në prill.

Sipas gazetës gjermane, bisedimet për çfarëdo marrëveshje të mundshme mund të nisin vetëm nga muaji prill dhe jo më herët, për shkak të një klauzole në kontratën e tij me Manchester City.

Bayerni, gjithsesi, është duke e vëzhguar gjendjen e tij dhe procesin e riaftësimit nga lëndimi.

“Leroy Sane është lojtar i madh dhe ne jemi të interesuar për të, gjë që është fakt i njohur”, pati thënë se fundmi presidenti i kampionit gjerman, Herber Hainer.

“Tani duhet ta shohim se në çfarë gjendje rikthehet pas lëndimit”, pati shtuar ai.


(Kosova Sot Online)