Pamje: Befasia që Georgina ia bëri Ronaldos për ditëlindje

  • 06 February 2020 - 12:35
Pamje: Befasia që Georgina ia bëri Ronaldos për ditëlindje

Cristiano Ronaldo i mbushi 35 vjet të mërkurën dhe për ta festuar ditëlindjen e tij, Georgina Rodriguez ia organizoi atij një aheng befasues, në të cilin ia dhuroi një makinë të shtrenjtë dhe luksoze.

Sulmuesi i Juventusit, Ronaldo e festoi dje ditëlindjen e 35-të, por në fushën e lojës ai nuk po tregon shenja ndaljeje pavarësisht kalimit të viteve.

Partnerja e tij, Georgina, e ftoi atë për darkë, e cila doli të ishte befasi. Ajo e kishte përgatitur një aheng për të cilin portugezi nuk kishte fare ide.

Ronaldo u befasua shumë kur duke ecur rrugës iu shfaqen përpara papritmas disa prej miqve të tij më të mirë.

Për më tepër, Georgina ia kishte përgatitur atij edhe një dhuratë të veçantë; një makinë të modelit më të ri.

(Kosova Sot Online)