Milot Rashica vjen me një porosi për të gjithë

  • 06 February 2020 - 15:16
Milot Rashica vjen me një porosi për të gjithë

Ylli kosovar po kalon momente magjike të karrierës së tij dhe ka arsye të jetë i lumtur. Ai i këshillon të gjithë të qëndrojnë pozitiv dhe të qëndrojnë të buzëqeshur.

Milot Rashica ka arsye për të buzëqeshur.

Futbollisti kosovar po i kalon momentet më të mira të karrierës së tij si futbollist.

23 vjeçari së fundmi hyri në histori të Werder Bremenit pasi shënoi në gjashtë ndeshje radhazi në Kupën e Gjermanisë.

Vushtrriasi i ka 10 gola dhe 4 asiste në 19 paraqitje në Bundesligë dhe në Kupë për Bremenin deri tash këtë sezon, ndërsa goli ndaj Borussia Dortmundit në Kupë ishte i pari në vitin 2020.

Përfaqësuesi kosovar e ka postuar një fotografi në Instagram, përmes së cilës e ka transmetuar një mesazh për të gjithë.

“Jeta është e bukur. Mos harro të buzëqeshësh. Qëndro pozitiv”, ka shkruar ylli kosovar. 

(Kosova Sot Online)