Ronaldo: Juventusi më jep mundësi ta fitoj Ligën e Kampionëve përsëri

  • 06 February 2020 - 15:20
Ronaldo: Juventusi më jep mundësi ta fitoj Ligën e Kampionëve përsëri

Cristiano Ronaldo pretendon se Juventusi i jep atij mundësi ta fitojë një trofe tjetër në Ligën e Kampionëve, duke thënë se një gjë e tillë është e mundur me ekipin aktual të bardhezinjve.

35-vjeçari i ka shënuar 22 gola në 28 ndeshje dhe së fundmi e ka gjetur formën më të mirë. Ai e ka pranuar se synimi i tij është ta fitojë edhe një trofe tjetër në Ligën e Kampionëve, i cili do të ishte i gjashti për të.

“Fakti që luaj në Juventus më jep mundësi ta fitoj atë përsëri. Ne e dimë që është e vështirë, sepse varet në shumë faktorë, por është e mundur sepse ne kemi ekip të mirë”, tha Ronaldo për Canal 11.

“Duhet të ecim përpara hap pas hapi”, shtoi ai.

Pasi e festoi ditëlindjen e 35-të të mërkurën, portugezi e pranoi se kurrë nuk e kishte parafytyruar veten kaq të suksesshëm.

“Mendoja se do të peshkoja në Madeira. Kam dashur të bëhem futbollist, pro kurrë nuk kam menduar se do t’i fitoja të gjitha që i kam fituar”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)