Arsenali mund t’i shesë tre yje

  • 06 February 2020 - 19:16
Arsenali mund t’i shesë tre yje

Aubameyang, Lacazette e Ozil i kanë bërë valixhet gati për t’u larguar nga Londra gjatë verës që vjen

Arsenali po planifikon t’i shesë yjet e tij gjatë verës që vjen.

Trajneri i ri, Mikel Arteta po mendon ta pastrojë ekipin aktual dhe ta ndërtojë një skuadër me lojtarët që mendon se do t’i kryejnë punë.

Sipas mediave britanike, në listën e “fshesës” së trajnerit spanjoll janë edhe yjet si Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette e Mesut Ozil.

Për treshen flitet qe një kohë se do të largohen nga “Emirates Stadium”.

Tabloidi “The Sun” shkruan se ish-ndihmësi i Pep Guardiolës po kërkon freski në ekip dhe të ndahet me lojtarët që nuk i përputhen vizionit të tij.

Në mesin e të larguarve mund të jetë edhe Shkodran Mustafi, ndërsa Granit Xhaka pëlqehet tej mase nga ish-futbollisti i “Topçinjve”.

Arsenali nuk po arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve gjatë viteve të fundit dhe Arteta do të mundohet ta ndërtojë një ekip konkurrues.


(Kosova Sot Online)