Bilbao pret Barcelonën për Kupën e Mbretit

  • 06 February 2020 - 20:14
Bilbao pret Barcelonën për Kupën e Mbretit

Barcelona do të këtë punë të vështirë sonte në Bilbao ku do të përballet me skuadrën baske.

Për këtë trajneri Setien ka zgjedhur ekipin e tij më të mirë në përballje.

Edhe kësaj radhe në sulm Setien ka startuar me Messi e Ansu Fati por pa Griezmann i cili është në bankën rezervë.

Mesfusha i është besuar Busquets, De Jong dhe Rakiticit.

Edhe skuadra e Bilbaos ka startuar me lojtarët më të mirë të saj dhe vendasit synojnë që ta shfrytëzojnë formën jo të mirë të Barcelonës për të kaluar tutje në garën e dytë më të rëndësishme në Spanjë.

(Kosova Sot Online)