“Neymar mund ta fiton Topin e Artë më 2020”

  • 06 February 2020 - 22:43
“Neymar mund ta fiton Topin e Artë më 2020”

28 vjeçari është parashikuar si fitues i këtij çmimi individual nga Kaka-por kjo do të ndodh nëse PSG fiton Ligën e Kampionëve

Legjenda e Brazilit, Kaka beson që Neymar ka mundësi që ta fitojë Topin e Artë më 2020.

Ish plejmejkeri i Real Madridit dhe AC Milanit, Kaka, që është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe e kishte fituar këtë çmim më 2007.

Neymar, ende nuk ka pasur kënaqësinë që ta merr këtë çmim dhe disa herë ka thënë se çmimet individuale nuk janë prioritet i tij, por ka të tillë që mendojnë se ai do ta merr.

“A besoj unë që Neymar mund ta fitojë këtë çmim më 2020? Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë, nuk ka dyshim. Çka duhet të bëj ai është që ta fitojë më skuadër titullin në ligë dhe të jetë protagonist kryesor në këtë fitore”, ka thënë Kaka në një intervistë për AFP.

Ai thotë se për të ndodh kjo duhet që PSG duhet ta fitojë gjithsesi Ligën e Kampionëve në mënyrë që Neymar “të cilësohet seriozisht si fitues i Topit të Artë?”.

(Kosova Sot Online)