Sarri paralajmëron kthimin e Chiellinit

  • 07 February 2020 - 15:35
Sarri paralajmëron kthimin e Chiellinit

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini është duke iu afruar kthimit në skuadër, pasi që procesi i tij i shërimit po shkon drejt fundit dhe ai po stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.

Zonja e Vjetër do të udhëtojë në Veronë këtë fundjavë për ndeshjen e së shtunës që do të nisë në orën 20:45. Juventusi do të kërkojë fitore kundër Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës me qëllim për ta mbajtur pozitën e liderit të Serisë A.

Chiellini ka munguar në të gjitha ndeshjet, përveç në të parën, këtë sezon. Mirëpo, Sarri ka paralajmëruar se 35-vjeçari është shumë afër shërimit dhe kthimit në skuadër.

“Gjithçka po shkon ashtu siç ishte planifikuar, për momentin ai është duke u stërvitur me grupin”, ka thënë Sarri në konferencën e tij për shtyp.

“Ai është i rëndësishëm për ne. Ndërsa sa i përket se kur do të kthehet për të luajtur në një ndeshje, ne duhet ta shikojnë atë ditë pas ditë dhe ta dëgjojmë çfarë thotë edhe ai”.

Mesfushorët e Barcelonës s’kanë arritur të shënojnë shumë gola këtë sezon, mirëpo kjo nuk po e shqetëson Sarrin për momentin.

“Kur sulmuesit shënojnë shumë gola, atëherë mesfushorët s’kanë nevojë të shënojnë. Ne kemi edhe mbrojtës që kanë shënuar mjaft shumë”, shtoi Sarri.

“Megjithatë, natyrisht se mund të përmirësohemi në këtë aspekt, që edhe mesfushorët të shënojnë më shumë gola”. 

(Kosova Sot Online)