Barcelona e bën prioritet transferimin e Willian Jose

  • 07 February 2020 - 15:49
Barcelona e bën prioritet transferimin e Willian Jose

Barcelona është duke pritur që Ousmane Dembele të bëhet operacion të martën e ardhshme dhe ta konfirmojë kohëzgjatjen e procesit rikupeures së tij, në mënyrë që ta marrë lejen e Federatës së Futbollit të Spanjës për ta transferuar një zëvendësues në Spanjë për të, edhe pse është mbyllur afati kalimtar.

Ndërkohë, deri sa të konfirmohet data e kthimit të Ousmane Dembeles, Barcelona ka qenë duke kërkuar për lojtarë të cilët mund të përshtaten shpejt dhe kanë vendosur që prioritet për ta të jetë sulmuesi i Real Sociedadit, Willian Jose.

Braziliani 28-vjeçar shihet si futbollisti i përsosur për t’i huazuar Luis Suarezin dhe Dembelen të lënduar, si dhe Carles Perezin që ka kaluar në Romë. Megjithatë, çmimi i tij mund të jetë pengesa e madhe në tentimin e Barcelonës, pasi që klauzola për shkëputjen e kontratës së tij me Real Sociedadin është 70 milionë euro.

Për këtë arsye, Barcelona është duke tentuar të gjejë mënyrë se si mund të arrijë marrëveshje me Real Sociedadin për Willian Josen, edhe pse baskët nuk do t’ia bëjnë punë e lehtë katalonasve.

Përkundër që e ka humbur vendin në formacionin e parë, Willian Jose e ka dëshmuar se ai është në formë të mirë këtë sezon me tetë golat e tij në La Liga.

Willian Jose kishte qenë edh emë parë nën radarin e Barcelonës. Katalonasit kishin hyrë në negociata për transferimin e tij në janar, megjithatë nuk arritën marrëveshje, ashtu siç ndodhi edhe me sulmuesin e Valencias, Rodrigo Morenon.

Për më tepër, trajneri Quique Setien më herët kishte tentuar ta transferojë brazilian sa ishte trajner i Real Betisit, pasi që ata të dy kishin punuar së bashku në Las Palmas gjatë sezonit 2015/16.

(Kosova Sot Online)