“Arsenali nuk duhet ta transferoj Lallanan”

  • 07 February 2020 - 21:43
“Arsenali nuk duhet ta transferoj Lallanan”

Nigel Winterburn nuk është i sigurt që mesfushori anglez do të këtë sukses në Emirates Stadium për shkak të problemeve që ka më lëndimet gjë që i ka shkaktuar shumë probleme në karrierën e tij.

Arsenali “duhet të jetë i kujdesshëm” nëse ata e konsiderojnë blerjen e mesfushorit të Liverpoolit, Adam Lallana këtë verë, thotë Nigel Winterburn, i cili shqetësohet për rekordin e lëndimeve të plejmejkerit.

“Lallana është një lojtar që me pëlqen por ai ka shumë probleme me lëndime”, thotë ish mbrojtësi i Arsenalit për Metro Sport. 

“Kur kërkoni lojtarë të rinj për skuadrën e parë apo edhe të dytën, duhet të jeni të kujdesshëm”.

Ka pasur raporte që Arsenali mund të humbet gjatë verës Mesut Ozilin, Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang, të cilët pritet që të largohet në fund të sezonit nga Emirates Stadium.

Një ndryshim si MLS është përfolur për Ozil, derisa Barcelona është lidhur me transferimin e Lacazette dhe Aubameyang vazhdimisht gjatë muajve të kaluar.

Winterburn insiston që Arteta nuk do të jetë në gjendje që ti mban këta lojtarë, por ka theksuar se klubi duhet të mendoj mirë para se të bëj blerje të reja.

“Ju dëshironi që ti mbani të gjithë lojtarët e mirë, dëshironi që të punoni me ta dhe të luani me ta”, tha ai.

“Fatkeqësisht, lojtarët në fjalë marrin shumë paga të larta dhe ndoshta ata do të detyrohen të largohen për shkak të formës së tyre”.

“Jam shumë i interesuar për lojtarët e ri që do të vinë në klub. Si do të vlerësohen ata, ne jemi të interesuar për atë çfarë do të na japin ata”.

(Kosova Sot Online)