Bayerni në bisedime të avancuara me Ajaxin për talentin amerikan

  • 08 February 2020 - 09:49
Bayerni në bisedime të avancuara me Ajaxin për talentin amerikan

Drejtuesit e Barcelonës raportohet se janë të gatshëm ta shesin Philippe Coutinhon për vetëm 80 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që braziliani nuk është pjesë e projektit të klubit katalonas.

Ish-mesfushori i Liverpoolit iu bashkua gjigantit spanjoll për 167 milionë euro në janar të vitit 2018, mirëpo s’arriti ta dëshmojë veten në Camp Nou dhe u dërgua në formë huazimi në Bayern Munich.

E përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo, sot raporton se Barcelona është e gatshme ta shesë Coutinhon për 87 milionë euro më pak sesa që e bleu, në mënyrë që ta shesë gjatë afatit kalimtar të verës.

Bayern Munich është në bisedime të avancuara me kampionët e Holandës, Ajaxin për mbrojtësin amerikan Sergino Dest.

Mbrojtësi i djathtë ka shkëlqyer këtë vit në Eredivisie, duke bërë paraqitje fantastike me Ajaxin.

Bayerni tentoi në janar afrimin e Dest, por oferta e tyre prej 20 milionë euro u hodh poshtë nga Ajaxi.

Tani drejtuesit e dy klubeve janë takuar përsëri dhe marrëveshja duket shumë afër.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë ngritur ofertën në 26 milionë euro, plus katër të tjera në formë bonusesh.

Kjo ofertë e ka kënaqur Ajaxin që është gati ta lë të lirë xhevahirin e saj.

19-vjeçari në anën tjetër ka pranuar një lëvizje në drejtim të kampionëve në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich.

Dest është duke kaluar nëpër një formë fantastike, pasi në 26 takime ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Kontrata e tij aktuale me Ajaxin skadon në verën e vitit 2022 dhe lojtari nuk ka pranuar rinovimin pasi pret të transferohet te Bayerni.

(Kosova Sot Online )