Kampioni i pandalshëm, merr fitoren e 13-të me radhë

  • 08 February 2020 - 10:24
Kampioni i pandalshëm, merr fitoren e 13-të me radhë

Toronto Raptors kanë vazhduar me fitore në NBA, ku kësaj radhe kanë mposhtur Indiana Pacers.

Pas 48 minutave lojë në fund rezultati ishte 106:115 në të mirë të kampionëve në fuqi të NBA. 

Fitorja ndaj Pacers ishte e 13-ta me radhë për Toronto Raptors që janë duke kaluar nëpër një formë fantastike.

Serge Ibaka ishte më meritori për këtë fitore të Raptors me 22 pikë e 10 kërcime, ndërsa me lojë të mirë u dallua Fred Van Vlet që shtoi 20 pikë të tjera.

Te vendasit më efikasi ishte qendra lituaneze Sabonis me 19 pikë e 16 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitoren e Pacers.

Për Raptors fitorja ndaj Pacers ishte e 38-ta këtë edicion teksa kanë edhe 14 disfata dhe zënë vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

Në anën tjetër Pacers pësuan edhe humbjen e 21-të këtë edicion kundrejt 31 fitoreve që kanë.

Rezultatet:

Philadelphia 76ers – Memphis Grizzlies 119:107

Washington Wizards – Dallas Mavericks 119:118

Boston Celtic – Atlanta Hawks 112:107

Indiana Pacers – Toronto Raptors 106:115

Oklahoma City Thunder – Detroit Pistons 108:101

Phoenix Suns – Houston Rockets 127:91

Sacramento Kings – Miami Heat 105:97

Utah Jazz – Portland Trail Blazers 117:114

(Kosova Sot Online )