Martinelli me rrëfim unik për të kaluarën e tij: Isha në La Masia, por Barcelona nuk më deshi – Ansu Fati më ndihmoi shumë

  • 08 February 2020 - 12:58
Martinelli me rrëfim unik për të kaluarën e tij: Isha në La Masia, por Barcelona nuk më deshi – Ansu Fati më ndihmoi shumë

Gabriel Martinelli është sensacioni i Arsenalit këtë edicion.

Sulmuesi italo-brazilian ka shpërthyer këtë vit me gola me fanellën e Topçinjve.

18-vjeçari ka shënuar 10 gola në 23 paraqitjet me Arsenalin në të gjitha garat, teksa ka shtuar edhe katër asistime.

E falë formës së mirë të treguar, lojtari është bërë objektiv i Real Madridi.

Por në një intervistë dhënë për të përditshmen spanjolle Marca, Martinelli ka zbuluar se ka qenë në La Masia i ftuar nga Barcelona.

“Barcelona më ftoi të stërvitem në La Masia, por më pas ata nuk më donin. Thjeshtë nuk më dhanë asnjë përgjigje. U ktheva në Brazil dhe luajta për Ituanon para se të vija te Arsenali”, u shpreh Martinelli.

18-vjeçari tregon se sa ishte në Barcelonë luajti së bashku me sensacionin e katalunasve, Ansu Fatin, teksa e ka lavdëruar atë. “E pash qytetin, klubin, pash si stërvitën dhe kam fituar nga kjo”.

“Unë madje kam stërvitur me Ansu Fatin. Një djalosh fantastik i cili më ka ndihmuar shumë. Ai është një djalosh i mrekullueshëm dhe jam i lumtur që po luan në ekipin e parë pasi më ka pritur për mrekulli”, vazhdoi tutje talenti i Arsenalit.

E teksa është lidhur me një kalim te Real Madridi, Martinelli thotë se deri më tani asnjë ofertë nuk ka ardhur, por që është i fokusuar te Arsenali.

“Jo, deri më tani nuk ka asnjë ofertë nga Real Madridi. Unë jam i përqendruar vetëm te Arsenali momentalisht”, shtoi sulmuesi brazilian.

Krejt në fund 18-vjeçari ka zbuluar se idhulli i tij është ikona portugeze Cristiano Ronaldo.

“Idhulli im është Cristiano Ronaldo. Unë e admiroj shumë atë për forcën dhe vullnetin që ka, për çmimet individuale dhe ekipore që fiton dhe ka fituar”.

“Ronaldo është një djalë që nuk pajtohet me asgjë dhe kërkon gjithmonë më shumë. Kjo është ajo që kërkoj nga vetja, të jem gjithmonë duke pushtuar gjërat. Ronaldo është një shembull i shkëlqyer për tu ndjekur”, përfundoi intervistën e tij Martinelli.

Braziliani i talentuar ka debutuar këtë vit me ekipin e parë të Arsenalit, pasi Topçinjtë e kishin blerë për një shumë rreth shtatë milionë euro nga Ituano.

Kontrata aktuale e Martinellit me Topçinjtë skadon në verën e vitit 2024, mirëpo Arsenal po mendon që t’i ofrojë kontratë të re me rritje page duke e blinduar xhevahirin e tyre.

(Kosova Sot Online )