Drenica e mposht Gjilanin dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

  • 08 February 2020 - 15:17
Drenica e mposht Gjilanin dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Drenica ka arritur të fitojë me rezultat 2:1 në kohën shtesë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës kundër Gjilanit, falë dy golave të shënuar në kohën shtesë të ndeshjes.

90 minutat e kohës së rregullt të ndeshjes mes Drenicës dhe Gjilani u mbyllën pa asnjë fitues, pasi që asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë gol.

Pasi koha e rregullt u mbyll më barazim pa gola 0:0 në çerekfinalen e Kupës së Kosovës mes Drenicës dhe Gjilanit, ndeshja shkoi në kohë shtesë.

Në minutën e tretë të pjesës së parë të kohës shtesë Drenica e shënoi golin zhbllokues përmes Hasan Hysenit – gol ky që u asistua nga Qemail Elshani. Ndërsa, në minutën e 110-të të ndeshjes, Genc Hamiti e dyfishoi epërsinë e Drenicës.

Drenica u sigurua që fundi i ndeshjes në Bajram Aliu të jetë dramatik, duke shënuar për 2:1 pak para mbylljes së ndeshjes përmes Hajdarit.

Gjilani luajti në këtë ndeshje me dhjetë lojtarë në fushë që nga minuta e 62-të, pasi që Franc Veliu u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen që e bëri ndaj Përparim Osmanit, që ishte afër ta shënonte një gol.

Drenica kishte pasur raste më të mira gjatë kohës së rregullt, megjithatë Omani e shpëtoi Drenicën nga një tentim i Ylber Kastratit me kokë rreth pesë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, duke e larguar topin nga vija e portës.

Edhe Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi që e mposhti me rezultat 4:1 Vushtrrinë në “Fadil Vokrri”. 

(Kosova Sot On