“Messi s’është si Ronaldo, do të vuante në Angli”

  • 09 February 2020 - 07:50
“Messi s’është si Ronaldo, do të vuante në Angli”

Ish mesfushori i Blaugranës dhe Arsenalit thotë se ky ndryshim do të ishte shumë i vështirë për argjentinasin nëse e bën në këtë kohë

Lionel Messi nuk është “e njëjta makinë” apo “monster” si Cristiano Ronaldo, thotë Emmanuel Petit, duke thënë se superylli i Barcelonës do të vuante për të lënë gjurmë në Premier Ligë.

“Messi nuk është Cristiano Ronaldo. Fizikisht nuk është e njëjta makinë”, ka thënë  për Paddy Poëer ish mesfushori i Blaugranas Petit, i cili ka luajtur edhe për Arsenalin dhe Chelsean.

“Ronaldo është një monstër, por 32 vjeçari Messi ka një apo dy vite që luan në nivele të larta. Edhe pse ka luajtur me lojtarë të mëdhenj në Barçë, ai nuk e ka pasur të njëjtën formë dhe aftësi dribluese. Jam i sigurt që ai e di se fundi nuk është larg”.

“Sinqerisht, nuk mendoj se ai do të përshtatej me intensitetin e lojës në Angli. Atij nuk i pëlqen që të mbyllet dhe të luftohet fizikisht – në Spanjë ai është i mbrojtur”.

“Do të ishte kënaqësi për tifozët anglez ta shohim atë këtu por nuk mund ta gjejë arsyen pse një klub si Manchester City do ta blente një lojtar 32 apo 33 vjeçar”, ka thënë Petit.

(Kosova Sot Online)