Lukaku: Idhujt e mi janë Ronaldo dhe Adriano, dua t’i takoj

  • 09 February 2020 - 14:12
Lukaku: Idhujt e mi janë Ronaldo dhe Adriano, dua t’i takoj

Romelu Lukaku ka thënë se dëshiron t’i takojë dy legjendat e Interit, Ronaldon dhe Adrianon. Duke folur në prag të derbit mes Interit dhe Milanit, sulmuesi belg kujton derbin e tij të parapëlqyer, fitoren 4:0 të zikaltërve më 2009.

Sonte në mbrëmje, Lukaku synon ta frymëzojë Interit drejt triumfit në derbin e Milanos dhe rikthimin në vendin e parë në renditjen tabelore të Serie A.

Duke folur për derbit që i kanë pëlqyer më së shumti mes këtyre dy skuadrave, Lukaku tha: “E mbaj në mend fitoren e Interit 4:0 në derbin e 2009-s”. 

“Unë sapo isha bërë lojtar profesionist i futbollit dhe e shikova atë ndeshje, sepse po debutonte Wesley Sneijder. Çfarë më mahniti ishin paraqitjet e Samuel Eto’o dhe Diego Milito. Mbi të gjitha e mbaj mend golin e mrekullueshëm të Thiago Mottas”, shtoi ai.

Kur iu bashkua Interit në verë, Lukaku zbuloi se dëshira e tij kishte qenë të bëhej si dy legjendat zikaltër.

“Unë i kam dy idhuj futbolli që dua t’i takoj. Ata janë Ronaldo dhe Adriano. Nëse kam rastin të flas me ta, do të ngazëllehem dhe do të jetë shumë më rëndësi për mua”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)