Juventusi e nxjerr në shitje yllin uellsian Ramsey

  • 09 February 2020 - 14:25
Juventusi e nxjerr në shitje yllin uellsian Ramsey

Juventusi është duke planifikuar ta shesë Aaron Ramseyn, vetëm një vjet pasi e transferoi atë si lojtar të lirë nga Arsenali.

Mesfushori 29-vjeçar i ka bërë vetëm 19 paraqitje garuese në fanellën bardhezi këtë sezon, duke i shënuar dy gola.

Megjithatë, ai ka vuajtur nga probleme të shumta muskulore, që ia kanë pamundësuar shkëlqimin deri tani. 

Edhe pse Ramsey teknikisht ishte lojtar i lirë, Juve u desh t’i paguante menaxherët e tij 3.6 milionë euro për ta kompletuar transferimin e tij.

Tuttsport raporton se Juve do ta përdorë atë, ngjashëm si Emre Canin që e shiti te Borussia Dortmund për 20 milionë euro, për t’i mbushur arkat.

(Kosova Sot Online)