Dështim spektakular i Napolit në Sao Paolo

  • 09 February 2020 - 17:09
Dështim spektakular i Napolit në Sao Paolo

Napoli ka dështuar për të fituar sonte në Sao Paolo ku ka pësuar humbje katastrofale nga Lecce. Me këtë humbje Napoli mbetet larg pozitave që dërgojnë në garat europiane

Napoli ka zhgënjyer sonte në shtëpi kundër Lecces ku ka humbur me rezultat 2-3.

Pjesa e parë ishte më e mirë për mysafirët të cilët kaluan në epërsi në minutën e 29 me anë të Lapadulës.

Me rezultat të ngushtë përfundoi dhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, u mendua që Napoli do të kthehet në lojë pas që barazoi rezultatin në minutën e 48-të. Mertens bëri një pasim për Milik të cilin ky i fundit e shndërroi në gol.

Por, Lecce nuk u kthyen pas dhe shënuan përsëri.

Falco do të pasonte për mrekulli të Lapadula ku ky i fundit do të shënonte golin e dytë për mysafirët në minutën e 61-të.

Lecce do të shënonte përsëri në minutën e 82-të Marco Mancosu.

Krejt çka do të bënte Napoli do të ishte një gol në minutat shtesë të ndeshjes nga Jose Callejon që ishte vonë për skuadrën vendase.

Pas kësaj humbje Napoli gjendet në pozitën e 11 me 30 pikë kurse Lecce del nga zona e rrezikshme e rënies nga liga dhe ka 22 pikë. 

(Kosova Sot Online)