“S’ka dhënë gol Ronaldo as Messi, janë duartrokitjet për Distria Krasniqin”

  • 10 February 2020 - 15:29
“S’ka dhënë gol Ronaldo as Messi, janë duartrokitjet për Distria Krasniqin”

Trajneri Driton Kuka po e shijon në maksimum suksesin e garueseve të tij.

Në fakt, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë dhe Nora Gjakova atë të bronztë në Grand Slamin e Parisit, i cili është njëri prej turneve më të rëndësishëm të xhudos.

E trajneri i suksesshëm pejan e ka publikuar një video në Facebook, ku shihet palestra e mbushur prej 20 mijë shikuesish duke e duartrokitur garuesen kosovare, e cila shkëlqen në kategorinë deri në 52 kilogramë fundjavën që shkoi.

“Ska jep gol Ronaldo as Messi. Duartrokitet Distria pas fitores në finalen e Grand Slam Paris! Pamje spektakolare në Bercy Arenën e stërmbushur! Video by Olympic Champion”, ka shkruar Kuka.

Kjo ishte medalja e artë e parë për Distria Krasniqin në Paris. 

(Kosova Sot Online)