Salahu e kalon Messin, ka vlerë më të madhe në treg

  • 11 February 2020 - 14:25
Salahu e kalon Messin, ka vlerë më të madhe në treg

Sipas uebfaqes Transfermarkt, anësori egjiptian Mohamed Salahu është tani më i vlefshëm sesa ylli argjentinas Lionel Messi, bazuar në kriteret e faqes për vlerësimin e futbollistëve.

Dështimi i Lionel Messit në tentimet për të shënuar për Barcelonës (në Villamarin ai i bëri tri ndeshje pa shënuar) duket se po i kushton kapitenit të Barcelonës. Megjithatë, kjo ecuri, më e dobëta e Messit në dy vjet sa i përket golave të shënuar, nuk e tregon kontributin e vërtetë të argjentinasit, që ka gjetur mënyra të tjera për t’i ndihmuar skuadrës së tij.

Ngrihet vlera e Salahut

Sipas uebfaqes Transfermarkt, Mohamed Salahu e ka kaluar Messin dhe e ka zënë vendin e parë në listën e sulmuesve të krahut të djathtë më të vlefshëm në botë. Ylli i Liverpoolit vlerësohet me 150 milionë euro, në krahasim me argjentinasin që vlerësohet me 140 milionë.

Gjatë dy vjetëve të fundit, vlera e Messit në treg, sipas Transfermarkt, ka rënë për 40 milionë euro: nga 180 milionë euro në maj të vitit 2018 në 140 milionë në dhjetor të vitit 2019. Ndërsa, e Salahut ka mbetur 150 milionë euro gjatë kësaj periudhe kohore.

Megjithatë, Messi ka statistika më të mira sesa egjiptiani gjatë këtij sezoni. 32-vjeçari ka luajtur në më pak ndeshje, por ka shënuar më shumë gola dhe ka kontribuar me më shumë asiste.

Messi ka luajtur në 26 ndeshje dhe ka kontribuar me 19 gola dhe 15 asiste (në La Liga: 14 gola, 11 asiste), ndërsa rivali i tij 27-vjeçar ka luajtur në 33 ndeshje dhe i ka ndihmuar Liverpoolit me 18 gola dhe nëntë asiste (në Premierligë: 14 gola dhe 6 asiste).

(Kosova Sot Online)