Bayer Leverkusen-i tallet keq me tifozin e Man Unitedit në Twitter

  • 11 February 2020 - 15:41
Bayer Leverkusen-i tallet keq me tifozin e Man Unitedit në Twitter

Faqja zyrtare e Bayer Leverkusen-it në Twitter e ka tallur rëndë një tifoz të Manchester United-it, duke theksuar se sa prapa Liverpool-it kanë mbetur “Djajtë e Kuq” në tabelën e këtij sezoni të Premierligës.

Tifozi i Manchester United-it tentoi të tallet me Leverkusenit, që radhitet në pozitën e pestë në tabelën e Bundesligës, duke ia kthyer përgjigjen në një “tweet”, ku klubi gjerman kishte thënë se e sjellë futbollin ashtu siç duhet, duke iu referuar çmimit të ulët të biletave.

“Por, ju s’jeni të parët në tabelën e ligës… nuk mund ta keni mirë”, shkroi Marshal në përgjigjen ndaj Leverkusenit, që i shet biletat për në stadium shumë më lirë sesa klubet angleze në Premierligë.

Megjithatë, ishte përgjigja e Leverkusen-it ajo që mori më së shumti vëmendje.

“Skuadra jote është saktësisht 38 pikë larg kreut të tabelës dhe ti vjen këtu ta thuash atë?”, iu përgjigj faqja e Leverkusenit.

Manchester United-i për momentin radhitet në pozitën e tetë në tabelën e Premierligës, përderisa rivali Liverpool është 22 pikë përpara në krye të tabelës.

(Kosova Sot Online)