Juventusi paralajmëron gjashtë lojtarë për formën e tyre të dobët, në mesin e tyre edhe Pjanic dhe Higuain

  • 13 February 2020 - 08:43
Juventusi paralajmëron gjashtë lojtarë për formën e tyre të dobët, në mesin e tyre edhe Pjanic dhe Higuain

Juventus është i pari në kampionat dhe gjithashtu në garë në Kupën e Italisë dhe Ligës së Kampionëve, por ujërat që nuk janë të qetë në Continassa (qendra stërvitore e Juves), ku ndërhyrja e lojtarëve më të vjetër ishte e domosdoshme për të ndihmuar Maurizio Sarrin.

Dy ndeshjet e fundit jashtë, kundër Napolit dhe Veronës sollën në sipërfaqe shumë kritika,  që kishte lindur pas humbjes kundër Lazios në Superkupë. Sipas AS, menaxhmenti i Juventusit  me në krye Andrea Agnelli, i ka dhënë besim të plot trajnerit, ndërsa kritikat janë drejt lojtarëve.

Gazeta spanjolle po ashtu përmend gjashtë lojtarë, që janë ‘paralajmëruar’ nga menaxhmenti i Juventusit për paraqitjet e tyre këtë vit.

Listës i prin Miralem Pjanic, që po zhvillon një sezon të dobët, por nuk mungojnë as emra si Blaise Matuidi, Federico Bernardeschi, Douglas Costa, Alex Sandro dhe Gonzalo Higuaín. Lojtarët në fjalë janë paralajmëruar, duke iu thënë se në fund të vitit do të këtë një vlerësim përfundimtar, para vendosjes për shitje apo qëndrim.

(Kosova Sot Online )