Man United ia ndalon blerjes së re shkuarjen në qendrën stërvitore, shkaku i koronavirusit

  • 13 February 2020 - 10:40
Man United ia ndalon blerjes së re shkuarjen në qendrën stërvitore, shkaku i koronavirusit

Blerja e re e Manchester Unitedit, Odion Ighalo, është duke u stërvitur larg klubit këtë javë, si masë parandaluese, duke ditur se ai ka ardhur nga Kina.

Unitedi ka vendosur të mos e lejojë Ighalon të stërvitë në qendrën stërvitore të klubit, për shkak të rrezikut nga koronavirusi, sëmundja që e ka goditur Kinën dhe është shpërndarë edhe në vende tjera të botës.

30-vjeçari pritet të udhëtojë me skuadrën e Unitedit për ndeshjen e së hënës kundër Chelseat.

BBC merr vesh se Ighalo është duke u stërvitor me ndihmën e klubit duke e përdorur një program të personalizuar të fitnesit, në mënyrë që të jetë gati për ndeshjen ndaj Chelseat në Premierligë.

Ai është duke e bërë këtë në qendër të qytetit, në Qendrën Nacionale të Taekwondos, pranë banesës ku është duke jetuar ai tash e 11 ditë që prej ardhjes në Angli.

Ighalo i është bashkuar Unitedit në formë huazimi deri në fund të sezonit nga klubi i Superligës kineze, Shanghai Shenhua.

(Kosova Sot Online)