Juventusi e rikthen interesimin për Willianin

  • 14 February 2020 - 17:21
Juventusi e rikthen interesimin për Willianin

Mesfushori ofanziv brazilian është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean, me të cilën nuk ka marrëveshje për vazhdimin e saj

Juventusi e ka rikthyer interesimin për Willianin.

Ylli brazilian është duke e kaluar sezonin e fundit me Chelsean, pasi gjatë verës që vjen do t’i skadojë kontrata.

Palët ende nuk e kanë vazhduar kontratën dhe kjo nënkupton se përfaqësuesi brazilian do të largohet nga “Stamford Bridge”.

Futbollisti e do një kontratë të re dyvjeçare me Chelsean, ndërsa klubi anglez është ndalur në ofertë njëvjeçare.

Mediumi britanik “Express” shkruan se trajneri Maurizio Sarri dëshiron të punojë përsëri me 31 vjeçarin.

Nëse nuk arrin marrëveshje me fituesin e fundit të Europa Leagues, Willian mund t’i bashkohet Juventusit. 

(Kosova Sot Online)