Bayern Munich i shkon Kolnit të Rexhbeçajt, në kërkim të vendit të parë në ligë

  • 16 February 2020 - 14:53
Bayern Munich i shkon Kolnit të Rexhbeçajt, në kërkim të vendit të parë në ligë

Bayern Munich do të kërkojë të rikthehet në vendin e parë në Bundesligë, me fitore eventuale ndaj Kolnit në formë të mirë.

Kampioni gjerman ka udhëtuar drejt “RheinEnergieStadion” për t’u përballur me Kolnin, i vetëdijshëm se fitorja do t’ia rikthejë epitetin e liderit.

Bayerni u ndal me barazim nga lideri aktual Leipzig javën e kaluar, por një fitore eventuale ndaj Kolnit do ta rikthente në vendin e parë me një pikë më shumë se Lepzig. 

Koln po kalon nëpër formë të mirë në përpjekje për të mbijetuar në ligën elitare gjermane, pasi i ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit.

Si rezultat, kjo skuadër është gjashtë pikë larg zonës për rënie nga liga.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është pjesë e skuadrës që do të përballet me kampionin, por takimin do ta nisë nga stoli.

(Kosova Sot Online)