Publikohen fotografi të topit me të cilin do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve

  • 17 February 2020 - 10:22
Publikohen fotografi të topit me të cilin do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve

Sezoni 2019/2020 i Ligës së Kampionëve do të përfundojë me finalen e 30 majit që do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë.

Stadiumi Olimpik ‘Ataturk’ do të jetë arena e ndeshjes kryesore të garës më të madhe evropiane për edicionin e sivjetmë që shënon sezonin e 65-të të turneut primar të klubeve evropiane dhe të 28-tin me radhë prej se është emëruar Liga e Kampionëve.Në ndërkohë, në internet ‘kanë rrjedhur’ disa fotografi të topit, me të cilin do të luajnë dy skuadrat që do të kualifikohen në finalen e madhe.

Ndryshe, fituesi do ta sigurojë të drejtën për të luajtur me fituesin e Ligës së Evropës për Superkupën e UEFA-s.

Po ashtu, ekipi triumfues kualifikohet menjëherë në fazën grupore të sezonit të ardhshëm (2020/2021) të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online )