Bayerni interesohet për Wernerin
Gjiganti bavarez është futur në garë për sulmuesin e rrezikshëm të Leipzigut, të cilin e do edhe Liverpooli.
Bayern Munich është futur në garë për Timo Wernerin.
Gjiganti bavarez po e kërkon sulmuesin në super-formë të Leipzigut.
Përfaqësuesi gjerman ishte sensacion i këtij sezoni në kampionatin gjerman.
Dhe, kjo ka bërë që interesim për të të shfaqte Liverpooli.
Mirëpo, mediumi gjerman “Kicker” shkruan se kampionit evropian dhe botëror tash po i bën konkurrencë gjiganti bavarez.
Bayerni e sheh Wernerin si pasardhës ideal të Robert Lewandowskit, por edhe të Thomas Mullerit.
(Kosova Sot Online)