Morata shpreson të mos përballet me Juventusin në Ligën e Kampionëve

  • 19 February 2020 - 11:01
Morata shpreson të mos përballet me Juventusin në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata, ka thënë se Juventusi është njëri ndër favoritët për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve dhe shpreson të mos përballet me këtë ish-klub të tij, duke u shprehur me vetëbesim se madrilenët do të kualifikohen në çerekfinale.

Atletico Madridi dhe Juventusi u takuan në Grupin B në këtë sezon të Ligës së Kampionëve. Juventusi e fitoi këtë grupi, pas një fitoreje dhe një barazimi kundër skuadrës së Diego Simeones.

Për më tepër, Juventusi e kishte tronditur Atletico Madridin edhe në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar në 1/8 e finales falë një het-triku të shënuar nga Cristiano Ronaldo.

Pas fitores të së martës me rezultat 1:0 kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, ish-sulmuesi i Juventusit, Chelseat e Real Madridit tha se do të preferonte të mos përballej me Juventusin sërish këtë sezon.

“Mendoj se Liverpooli dhe Juventusi janë më të mirët. Preferoj të mos takohem sërish me Juventusin në Ligën e Kampionëve”, tha Morata, pas fitores kundër kampionit evropian dhe botëror.

“Mendoj se bardhezinjtë, Liverpooli dhe Paris Saint-Germaini janë favoritët. Por, asgjë nuk është e sigurt në Ligën e Kampionëve”.

Ndeshja kthyese e Atletico Madridit kundër Liverpoolit do të zhvillohet më 11 mars, ndërsa Juventusi do ta luajnë ndeshjen e parë të kësaj fazë të mërkurën e ardhshme, kundër Olympique Lyonnais. 

(Kosova Sot Online)