Man City do ta shesë Sanen

  • 19 February 2020 - 18:49
Man City do ta shesë Sanen

Kampioni anglez është i gatshëm ta shesë sulmuesin gjerman pas dënimit prej 30 milionë eurosh që e mori nga UEFA

Manchester City po planifikon ta shesë Leroy Sanen gjatë verës së ardhshme.

Gjiganti anglez së fundmi u gjobit me 30 milionë euro nga UEFA për shkak se nuk i respektoi rregullat e Fair Play Financiar.

Prandaj, mediumi britanik “Daily Star” shkruan se kampioni aktual anglez duhet të bëjë sakrifica për t’i rregulluar bilancet e klubit.

Sane nuk ka luajtur ende këtë sezon me Cityn për shkak të lëndimit të rëndë në ligamentet e gjurit në muajin gusht të vitit të kaluar.

City synon të shesë lojtarë dhe t’i fitojë afro 100 milionë euro.

Në mesin e lojtarëve që do të largohen nga “Etihad Stadium” në fund të sezonit është edhe Sane, që pritet t’i bashkohet Bayern Munichut.

(Kosova Sot Online)