Zyrtare: Barcelona e transferon zëvendësuesin e Dembeles

  • 20 February 2020 - 11:48
Zyrtare: Barcelona e transferon zëvendësuesin e Dembeles

Barcelona më në fund e ka transferuar edhe zyrtarisht përforcimin e shumëpritur në sulm, Martin Christensen Braithwaite, si zëvendësues të të lënduarit, Ousmane Dembele.

Braithwaite ka nënshkruar kontratë katërvjeçare plus pjesën e mbetur të këtij sezoni më klubin katalonas.

Barça ia ka paguar 18 milionë euro Leganesit për shërbimet e danezit, aq sa ishte shuma e klauzolës së lirimit të tij.

Ai do ta ketë një klauzolë në kontratën e tij me Barcelonën që vlerë 300 milionë euro.

Pas disa javëve frustrimi, Quique Setien më në fund do ta ketë një sulmues më shumë në opsionet e tij përpara, pas lëndimeve që i pësuan dyshja Luis Suarez dhe Ousmane Dembele dhe pas largimit të Carles Perez në afatin kalimtar të janarit.

(Kosova Sot Online)