Sokoli shumë afër Ferizajt

  • 20 February 2020 - 11:53
Sokoli shumë afër Ferizajt

Ferizaj i ka konfirmuar bisedimet me trajnerin e njohur, Bylbyl Sokoli, i cili me shumë gjasë do ta zëvendësojë Bekim Isufin e dorëhequr. Media raporton se klubi bardh e kaltër ka njoftuar se ende nuk ka arritur marrëveshje me Sokolin, por i ka konfirmuar bisedimet me ish trajnerin e vet, me të cilin bënë mrekullinë në kampionatin e kaluar.

“FC Ferizaj në bisedime me ‘Profën’. Klubi ynë është në bisedime me trajnerin e mirënjohur vendor, Bylbyl Sokoli për të udhëhequr FC Ferizaj në sezonin pranveror. Bisedimet janë duke vazhduar akoma, dhe për momentin nuk ka asnjë zyrtarizim. Për çdo ndryshim do të njoftoheni me kohë në faqen zyrtare të klubit tonë”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

Ferizaj është në vendin e dhjetë në Superligë, në zonën që dërgon në Ligën e Parë, dhe shtë katër pik larg ikjes nga kjo zonë. 

(Kosova Sot Online)