Rakitic poston foto dhe shkrim për Manajn

  • 20 February 2020 - 22:25
Rakitic poston foto dhe shkrim për Manajn

Mesfushori Ivan Rakitic duket se po e ndihmon Rey Manajn të integrohet në ekipin e parë të Barcelonës.

Mesfushori kroat i ka marrëdhëniet e mira me fqinjin e tij nga Shqipëria.

Ai ka postuar një foto me lushnjarin ku duket se po punojnë së bashku në stërvitje.

Ai shkruan në foto: “Ajde brate”. Një frazë që përdoret gjerësisht në Kroaci dhe lojtari shqiptar e kupton.

Shpresojmë që Manaj të jetë i pari shqiptar që debuton me skuadrën e Barcelonës.

(Kosova Sot Online)