Barcelona dhe Man City njoftohen me çmimin e Skriniarit

  • 21 February 2020 - 08:49
Barcelona dhe Man City njoftohen me çmimin e Skriniarit

Mediat italiane kanë raportuar rreth shumës që klubet e interesuara duhet ta paguajnë për ta pasur në ekip mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Skriniar ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar te Interi pas transferimit të tij nga Sampdoria dy sezone më parë. Paraqitjet e mira të mbrojtësit sllovak kanë bërë që shumë klube të interesohen për transferimin e tij, ndër to Barcelona dhe City. Ai ishte subjekt i një oferte gjatë verës prej 65 milionë eurove plus bonuse, por u hodh poshtë nga drejtuesit e klubit italian.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Barcelona dhe Manchester City do të duhet të paguajnë shtrenjtë nëse duan të nënshkruajnë me Skriniarin.

Për ta larguar nga Giuseppe Meazza duhet një ofertë prej 90 milionë eurosh ose më e lartë për t’i tunduar Nerazzurrët për yllin e tyre.

(Kosova Sot Online )