Bayern i sotëm si Bayerni i sezonit 1973/74

  • 21 February 2020 - 20:01
Bayern i sotëm si Bayerni i sezonit 1973/74

E mbylli vitin 2019 disa pikë larg pozitës së parë, por Bayerni e ka nisur furishëm vitin 2020.

Ashtu si në vitet e fundit, Bayern Munich është kandidati numër një për ta rrëmbyer sërish titullin e Bundesligës, pasi në vitin 2020 ka rrëmbyer pozitën e parë dhe nuk po e lëshon.

Ndeshje pas ndeshje, të besuarit e Hans-Dieter Flick po shënojnë shumë gola dhe kështu kanë arritur të barazojnë një rekord.

Ky Bayern ka shënuar 62 gola në Bundesliga në 22 ndeshje, starti më i mirë që nga sezoni 1973/74, andaj Paderborn, që renditet e fundit në tabelë – do të ketë punë të vështirë sonte për t’i ndalur bavarezët.

(Kosova Sot Online)