Liverpooli e transferoi lojtarin e gabuar nga Salzburg? “Minamino dhe Haaland janë blerje fantastike”

  • 22 February 2020 - 09:13
Liverpooli e transferoi lojtarin e gabuar nga Salzburg? “Minamino dhe Haaland janë blerje fantastike”

Haaland po shkëlqen te Borussia Dortmundi, kurse Minamino ende nuk është ambientuar me Premierligën dhe Liverpooli vazhdon të presë për futbollistin që shkëlqeu te Slazburgu.

Jurgen Klopp ka hedhur poshtë të gjitha sugjerimet se Liverpooli bleu lojtarin e gabuar nga Red Bull Salzburg në Janar.

Liverpooli bleu Takumi Minaminon, por ende s’po lë gjurmë te ‘Redsat’, derisa Erling Haaland përfundoi te Borussia Dortmundi dhe deri më tani ka shënuar 11 gola në 7 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat.

Sipas Klopp, Minaminon u transferua te një klub i shkëlqyer, ashtu si Haaland.

“Diferenca nuk është e madhe. Erling Haaland bëri zgjedhje pefekte duke shkuar te Dortmund, dhe Taki bëri zgjedhje perfektë gjithashtu”.

“Dortmundi kishte nevojë për sulmues. Të gjithë e fajësuan Man Unitedin që nuk e mori atë, por ne nuk do ta kishim marrë, nuk u përpoqëm”.

“Ai donte ekip sa më parë që është e mundur, me hapësirë për të luajtur dhe ai ishte – Borussia Dortmund”.

“Ata kishin nevojë për sulmues, kishin hapësirë për 9-sh dhe e morën duke i ofruar vend titullari, natyrisht janë në Champions. Nuk besoj se ndonjë klub tjetër ka pasur shans, pa marr parasysh se çfarë thonë. Ndërsa Taki ka gjetur këtu situatë krejtësisht tjetër, kjo është normale”.

“Ne s’kemi probleme në fazën ofensive, por kemi nevojë për ndryshime në momente të caktuara.

“Taki punon shumë. Me topin ai është klas, por nëse e pyesni, edhe pse nuk e thotë, ai dëshiron që të bëjë atë që ne dëshirojmë që ai të bëjë. Por, ne duam që ai të bëjë çfarë bën zakonisht, të jetë vetvetja”.

(Kosova Sot Online )