Tyson Fury futet në histori të boksit, pas fitores kundër Wilder, ja pse!

  • 23 February 2020 - 07:59
Tyson Fury futet në histori të boksit, pas fitores kundër Wilder, ja pse!

Tyson Fury ka bërë historinë duke fituar titullin e kampionit të WBC.

Në revanshin kundër Deontay Wilder, Fury ka shënuar një fitore spektakolare, për të bërë të tijin rripin e WBC.

Fury fitoi me anë të TKO në raundin e shtatë, por rrëzoi edhe dy herë të tjera amerikanin Wilder, para se gjyqtari të mbyllte ndeshjen.

Me fitoren e shënuar sonte, Fury është futur në histori të boksit, duke u bërë i pari boksier në histroi që arrin të fitojë secilin titull të kampionit, në kategorinë e rëndë, në një pikë të karrierës së tij,

Gjatë karrierës së tij, Fury ishte kampion i WBA, WBC, WBO, IBO, IBF, Ring dhe Lineal.

Britaniku qëndron i pamposhtur në karrierën e tij profesionale në boks.

(Kosova Sot Online)