Wilder flet pas humbjes nga Fury

  • 23 February 2020 - 08:04
Wilder flet pas humbjes nga Fury

Deontay Wilder ka dhënë komentet e para pas humbjes së parë në karrierën e tij.

Wilder i dorëzoi titullin e kampionit të WBC Tyson Furyt, pasi ky i fundit fitoi ndeshjen me TKO.

Pas ndeshjes, Wilder ka thënë se sonte fitoi më i miri, dhe për këtë nuk ka ndonjë arysetim.

“Jam mirë, ditë si këto ndodhin. Më i miri fitoi sonte. Kalova nëpër shumë gjëra duke hyrë në këtë ndeshje. Por, ai bëri çfarë bëri, nuk ka arsyetime” ka thënë Wilder.

Kujtojmë se Wilder mbronte titullin e WBC 10 herë radhazi, para kësaj humbje.

(Kosova Sot Online)