Wilder dërgohet në spital – rëndohet gjendja e boksierit

  • 23 February 2020 - 08:20
Wilder dërgohet në spital – rëndohet gjendja e boksierit

Tyson Fury ka dominuar totalisht Deontay Wilder, duke i marrë kështu titullin e kampionit të WBC.

Fury arriti të fitonte duelin kundër Wilder me anë të një nokauti teknik – TKO, pasi dominoi në tërësi kundërshtarin.

Wilder ishte i gjakosur. Gjaku i tij dilte edhe nga veshët, por edhe nga goja, para se dueli të përfundonte.

Raportime të medieve britanike bëjnë të ditur tashmë se amerikani është dërguar menjëherë në spital, pas duelit, për shkak se gjendja e tij ishte e keqe.

Raportohet se kampionit të WBC i ka plasur daullja e veshit. Ky lajm sigurisht se i humb bukurinë edhe spektaklit që u dhurua.

(Kosova Sot Online)