Sikur humbja mos t’i mjaftonte, Real Madridi u detyrua të kthehej në shtëpi me autobus
Real Madridi e përjetoi një fundjavë që nuk do të dëshirojë ta kujtojë asnjëherë, pasi përveç pësoi disfatë ndaj Levantes dhe e humbi yllin e skuadrës Eden Hazard, ekipit iu desh të kthehej në Madrid përmes autobusit.
Për shkak të mjegullës së dendur, lojtarët dhe stafi i Real Madridit u detyruan ta anulojnë fluturimin dhe të kthehen në kryeqytet përmes autobusit.
Los Blancos kishin planifikuar të ktheheshin me aeroplan, por aeroporti i Valencias ishte mbyllur për shkak të mjegullës.
Si pasojë, Real Madridi u kthye në Madrid shumë më vonë seç priste në një natë që do të dëshirojë ta harrojë në Valencia.
(Kosova Sot Online)