Roma e shkatërron Leccen, spektakël dhe gola
Roma e ka mposhtur 4-0 Leccen midis ‘Olimpico’.
Roma ka bërë paraqitje mbresëlënëse kundër Lecces në ‘Olimpico’, duke e mposhtur me rezultat të pastër, 4-0.
Cengiz Under zhbllokoi ndeshjen, ai realizoi për 1-0 në minutën e 13’, pas një asisti nga Henrikh Mkhitaryan.
Më pas golin e gjeti edhe Miki që shënoi për 2-0 në minutën e 37’.
Në pjesën e dytë, Roma shënoi edhe dy herë.
Fillimisht në minutën e 69’ shënoi Edin Dzeko për 3-0, kurse krejt në fund për 4-0 shënoi Kolarov.
Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 42 pikëve dhe gjendet në pozitën e pestë në renditjen e Serie A.
(Kosova Sot Online)