Neymar përjashtohet me të kuq në fitoren e vështirë të PSG-së

  • 23 February 2020 - 23:17
Neymar përjashtohet me të kuq në fitoren e vështirë të PSG-së

Neymar përjashtohet me të kuq në fitoren e vështirë të PSG-së

Neymar Juniorin e kanë lëshuar nervat.

Në minutën e 92-të, Neymar është përjashtuar me të kuq, pasi mori të dytin të verdhë në këtë ndeshje pas një ndërhyrje të qëllimshme, e cila erdhi pak sekonda pasi kundërshtari qëllimisht deshi ta dëmtojë atë.

Sido që të jetë, gjyqtari pa vetëm këtë dhe natyrisht, nuk hezitoi duke e përjashtuar brazilianin.

Ndeshja ishte gjatë gjithë kohës e tensionuar, PSG fitoi me vështirësi në fund 4-3 me golat e Mbappe, Cavani dhe dy herë shënoi qendërmbrojtësi, Marquinhos. 

(Kosova Sot Online)