Juventusi ia vazhdon kontratën mesfushorit francez
Blaise Matuidi ka njoftuar se Juventusi ka vendosur ta aktivizojë opsionin për zgjatjen e kontratës së tij për edhe një vjet tjetër në Allianz Stadium.
Kontrata aktuale e mesfushorit francez, fituesi i Kupës së Botës më 2018, do të mbaronte në përfundim të këtij sezoni, por 32-vjeçari do të vazhdojë me bardhezinjtë për edhe një sezon tjetër.
“Në kontratën time e kisha një opsion për edhe një vjet tjetër. Juventusi e aktivizoi atë. nuk kam dyshuar asnjëherë. U besoj të gjithëve”, tha Matuidi për Sport24.
Matuidi iu bashkua kampionit italian nga Paris Saint-Germain më 2017 dhe që prej atëherë i ka zhvilluar 118 ndeshje në fanellën bardhezi.
Gjatë kësaj periudhe, ai i ka shënuar tetë gola dhe i ka dhuruar shtatë asiste.
(Kosova Sot Online )