Uzuni tregon pse i dështoi transferimi në Mallorca

  • 24 February 2020 - 12:51
Uzuni tregon pse i dështoi transferimi në Mallorca

Myrto Uzuni ka folur për momentin e shkëlqyer që po kalon me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin kroat, për bisedimet dhe kalimin e mundshëm te Mallorca në La Liga që nuk u realizua si dhe për kombëtaren shqiptare.

“Unë jam tifoz i Juventusit. Dje kam ndjekur Juventusin. Mendoj që do e fitojë kampionatin edhe këtë vit. Kam qenë në bisedime me drejtorin dhe presidentin e Mallorcas. Ka qenë gjithçka e mbyllur, nuk e kuptova në momentin e fundit pse u prish. As sot as kësaj dite nuk e di arsyen”, ka thënë ai.

“Dinamo e Zagrebit është klub i madh. Ka pasur interesim për mua në këto 1 vit e gjysmë që jam në Kroaci. Mendoj që deri në verë do lëviz. Kombëtarja është kënaqësia më e madhe për çdo futbollist. Gjej mundësinë të falënderoj presidentin e Laçit i cili besoi shumë te mua. Uroj t’ia kem shpërblyer. Çunat e rinj nuk kanë nevojë për rrogën mujore në atë moshë. Duhet t’i ngjisësh shkallët një e nga një”, shtoi ai. 

“Transferimi te Mallorca mund të ishte fati im. Nuk e dimë çfarë mund të ndodhte. Mendoj që ne lojtarët duhet të japim më të mirën për klubin. Kush është më në formë mendoj se e meriton ftesën në Kombëtare”, u shpreh Uzuni.

(Kosova Sot Online)