Barcelona dhe Interi i bëjnë gati ofertat për Aubameyang

  • 24 February 2020 - 15:40
Barcelona dhe Interi i bëjnë gati ofertat për Aubameyang

Gjigantët evropianë Barcelona dhe Inter janë duke u përgatitur ta bastisin Arsenalin gjatë afatit kalimtar të verës.

Barça dhe Interi janë duke i përgatitur ofertat për sulmuesin e klubit nga Premierliga, Pierre-Emerick Aubameyang, sipas Tuttosport.

Sulmuesi nga Gaboni ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2021 dhe, duke qenë se klubi nuk ia ka dalë të arrijë marrëveshje për kontratë të re me të, shitja e tij mund të jetë shumë e mundshme në verë.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi si zëvendësues afatgjatë për Luis Suarezin.

Ndërkohë, Interi, mund të mbetet pa sulmuesin kryesor, Lautaro Martinez, i cili mund t’i bashkohet pikërisht Barçës, prandaj e sheh Aubameyangun si zëvendësues ideal të argjentinasit.

(Kosova Sot Online)