18 fitore me radhë, Liverpool fiton dhe barazon rekordin historik të Man City

  • 24 February 2020 - 23:12
18 fitore me radhë, Liverpool fiton dhe barazon rekordin historik të Man City

18 fitore me radhë n’Premierligë, rekordet janë për t’u thyer dhe Liverpooli po e bënë këtë.

Skuadra e Jurgen Klopp ka marrë një tjetër fitore, me shumë vështirësi – por që në fund rrëmbyen pikët e plota në shtëpi.

‘Redsat’ e kanë mposhtur 3-2 West Ham Unitedin në ‘Anfield’, duke shkuar në 18 fitore me radhë në Premierligë, duke barazuar rekordin historik të vendosur nga Man City i Pep Guardiolës në vitin 2017.

Nuk ishte aspak ndeshje e lehtë për vendasit, megjithatë djelmoshat e Klopp luftuan deri në fund dhe nga disavantazhi arritën të përmbysin rezultatin për të fituar 3-2.

Georginio Wijnaldum, Salah dhe Mane shënuan për vendasit, derisa Issa Diop dhe Pablo Fornals realizuan për mysafirët.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka shkuar në kuotën e 79 pikëve, 22 më shumë se Manchester City. 

(Kosova Sot Online)