Parashikim dhe formacionet e mundshme – Chelsea pret sonte Bayernin në Stamford Bridge

  • 25 February 2020 - 09:14
Parashikim dhe formacionet e mundshme – Chelsea pret sonte Bayernin në Stamford Bridge

Chelsea do të jetë nikoqir i Bayern Munichut për përballjen në kuadër të 1/8-së të finales në Ligën e Kampionëve.

Të dy skuadrat do të kërkojnë një fillim të mbarë në kuadër të fazës së eliminimit direkt, derisa kanë disa mungesa në formacion për sfidën që fillon në ora 21:00 në Stamford Bridge.Për këtë takim të vështirë, Frank Lampard nuk mund të llogarisë në Callum Hudson-Odoin, N’Golo Kanten dhe Christian Pulisic, që janë të lënduar, derisa në dilemë është paraqitja e Pedros.

Në anën tjetër, Hansi Flick do të jetë pa lojtarët si, Javier Martinez, Ivan Perisic dhe Niklas Sule, që janë po ashtu të lënduar, mirëpo shihen si favoritë për ta fituar përballjen e parë. Formacioni i mundshëm i Chelseat: Caballero; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Jorginho, Kovacic, Alonso; Barkley, Mount; Abraham.

Formacioni i mundshëm i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, Hernandez, Alaba, Davies; Kimmich, Thiago; Coman, Muller, Gnabry; Lewandowski.

Parashikimi: 1-3.

(Kosova Sot Online )