Minamino tregon pse e zgjodhi Liverpoolin

  • 26 February 2020 - 14:56
Minamino tregon pse e zgjodhi Liverpoolin

Liverpool bëri për vete në merkaton e janarit një nga lojtarët më të spikatur në Champions League në pjesën e parë të sezonit. Bëhet fjalë për Takumi Minaminon, me japonezin që  kishte bërë mjaft mirë me Salzburg.

Për të siguruar shërbimet e tij, “The Reds” paguan gati 9 milionë euro, teksa mposhtën edhe konkurrencën e disa klubeve. Rol të rëndësishëm luajti edhe dëshira e Minaminos, i cili kërkoi të bashkohej me Liverpool. Lidhur me këtë dëshirë, japonezi është rrëfyer së fundmi, ku është shprehur se ishte Shinji Kagawa ai që e bindi.

“Fillimisht fola me Maya Yoshidan, i cili ka qenë te Southampton, por nuk e pyeta atë për Liverpoolin. Thjesht i thashë që do të kaloja në Premier League, por kurrë nuk i thashë për Liverpoolin”, tha Minamino.

“Gjithashtu fola me Kagawan, i cili kishte punuar me Klopp në kohën kur luante te Dortmund dhe ai më bindi akoma më shumë për zgjedhjen time”.

“Shinji më foli për Klopp, ashtu siç trajneri më foli për Shinjin dhe vura re që kishim marrëdhënia shumë të mirë. Shinji më tha që Klopp është një nga trajnerët më të mirë në Botë dhe tani që po punoj me të e kuptoj që vërtet është ndër më të mirët”.

(Kosova Sot Online )