Manchester City e përmbys Realin për pesë minuta, shënon de Bruyne

  • 26 February 2020 - 22:47
Manchester City e përmbys Realin për pesë minuta, shënon de Bruyne

Manchester City e ka përmbysur Real Madridin duke kaluar në epërsi 2:1, në ndeshjen e parë të 1/8 finales mes tyre në Ligën e Kampionëve, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në kryeqytetin spanjoll.

Gabriel Jesus shënoi për 1:1 për Cityn në minutën e 79-të, duke e mposhtur Sergio Ramosin në një duel me kokë në zonë.

Vetëm pesë minuta më vonë, Raheem Sterling e fitoi një penallti, nga e cila shënoi Kevin de Bruyne.

Ndeshja e kthimit mes tyre në Mançester do të zhvillohet më 17 mars.

(Kosova Sot Online)