Luka Doncic vazhdon të mahnitë në me performancat e tij në NBA

  • 27 shkurt 2020 - 13:12
Luka Doncic vazhdon të mahnitë në me performancat e tij në NBA

Talenti slloven Luka Doncic e frrymësoi Dallas Mavericks në suksesin 103-109 në parketin e San Antonoi Spurs, duke e mbyllur takimin me “triple double”: 26 pikë, 10 asiste dhe plot 14 “rebound”.

Kjo është herë e 13-të në këtë sezon që 21-vjeçari arrin shifra të dyfishta në tre komponentë të lojës. Protagonsit në këtë përballje të luajtur në “AT&T Center” të San Antonios ishte edhe Kristaps Porzingis, që rezultoi shënuesi më i mirë me 28 pikë, pa harruar edhe 12 “rebound” të tij. Për Spurs spikati DeMar DeRozan me 27 pikë, 8 “rebound” dhe 9 asiste.

Los Angeles Clippers arritën të rikuperon 10 pikë (diferencën kjo e krijuar në periodën e parë) ndaj Phoenix Suns, duke triumfuar në fund 92-102. Nuk mjaftoi për skuadrën nga Arizona një DeAndre Ayton në formë të shkëlqyer, autor i 25 pikëve dhe 17 “rebound”. Kalifornianët besuan te lidershipi i Kawhi Leonard, i cili realizoi 24 pikë dhe rikuperoi 14 topa.

Pavarësisht mungesës së Kemba Walker, Boston Celtics koleksionuan suksesin e 41-të sezonal në shtëpinë e Uah Jazz me rezultatin 103-114. Spikati për skuadrën mike me 33 pikë dhe 11 “rebound” Jayson Tatum, duke zhvlerësuar paraqitjen e jashtëzakonshme individuale të Donovan Mitchell, autor i 37 pikëve për Jazz.

Në “Toyota Center”, Houston Rockets menduan për të dëfryer publikun vendës në përballjen me Memphies Grizzlies, që  u dorëzuan pa kushte 140-112. 33 pikë për Russel Westbrook dhe 30 të tjera për James Harden, që e patën si shëtitje këtë takim. Mbrëmje për t’u harruar për Grizzlies, që humbën për dy javë Brandon Clarke për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë.

Disfatë në frymën e fundit për Miami Heat 126-129 kundër Minnesota Timberwolves. Skuadra nga Florida shpërdoroi një epërsi prej 12 pikësh pesë minuta para rënies së sirenës për përfundimin e takimit. Vendimtar koshi i realizuar nga Jordan McLaughlin, që u dha avantazhin Timberwolves në minutat e fundit, pa harruar bllokun e D’Angelo Russell (më i miri me 27 pikë) ndaj Jimmy Butler (18 pikë)./SS/

Rezultatet:

Charlotte Hornets-New York Knicks 107-101

Cleveland Cavaliers-Philadelphia 76ers 108-94

Washington Wizards-Brooklyn Nets 110-106

Atlanta Hawks-Orlando Magic 120-130

Miami Heat-Minnesota Timberwolves 126-129

Houston Rockets-Memphis Grizzlies 140-112

San Antonio Spurs-Dallas Mavericks 103-109

Phoenix Suns-Los Angeles Clippers 92-102

Utah Jazz-Boston Celtics 103-114

(Kosova Sot Online)